| RSS

Te gjithe ne kuzhine per darken

February 10th, 2009 | No Comments | Posted in Big Brother Albania 2



darka-gati

09/02/2009 23:10

Pas lodhjes se madhe që patën gjatë përgatitjeve për provën e javës të gjithë banorët dalin në oborr për të pirë cigare dhe diskutojnë me njëri-tjetrin për tema të ndryshme, ku një nga më të përfolurat është edhe menuja e darkës. Erjola dhe Mimoza kërkojnë ndihmën e një nga djemve për të përgatitur ushqimet dhe vetëm Arjoni tregohet i gatshëm për të ndihmuar, madje ai nuk e fsheh se kuzhina është një pasion i tij.

Zhuljeta pohon se fakti që janë kaq të afruar me njëri-tjetrin e bën të mendojë sikur kanë vite që njihen së bashku dhe shpreson që e gjithë kjo miqësi të vazhdojë kështu edhe më pas. Lirita dhe Bjordi diskutojnë për filmat me aksion, ndërsa Aida dhe Mimoza bëjnë shaka me Agonin duke e provokuar se asnjë prej djemve nuk ka shanse të flerë me to në dhomën e vajzave. Më në fund të gjithë mblidhen në kuzhinë dhe impenjohen maksimalisht për mbaruar gatimin, që të ulen të shijojnë së bashku darkën e shijshme që po përgatit Erjola.

Leave a Reply 245 views, 1 so far today |

Leave a Reply