Republika: Qetsori eshte llafazan!

14/02/09 17:00
Pas diskutimit që u bë në shtëpinë e Big Brother mes Agonit dhe Qetsorit, banorët e tjerë fillojnë të komentojnë. Republika pohon me nënkuptim se një fjalë e urtë thotë “Llafazani është si një letër që e lexojnë të gjithë”, duke aluduar për djalin nga Dukati.
Por e njëjta bisedë vijon edhe mes Zhuljetës, Arjonit dhe Agonit në verandë, ku ky i fundit shpjegon se nuk u nervozua aspak nga debati, por u përpoq që të argumentonte mendimet e tij. Ndërkaq biseda zhvendoset tek preferencat për ngjyrat, ku Zhuljeta thotë se nuk di nga i vjen dashuria për ngjyrën e verdhë. Agoni i thotë si duket ajo është shumë xheloze. Bjordi i thotë Zhuljetës së nuk e pëlqen me flokë të lëshuara dhe i sugjeron që ti kapë ato, por vajza nga Tirana nuk i merr fare në konsideratë fjalët e tij.














