| RSS

Pavlini: Lumturia nuk blihet me para!

February 18th, 2009 | No Comments | Posted in Big Brother Albania 2, Pavlini



adela-dhe-pavlini

18/02/09 16:00

Kështu ka thënë Pavlini teksa bisedonte me Adelajden, Dritanin dhe banorët e tjerë, përsa i përket ndikimit të të ardhurave në dashuri. Shkas për këtë janë bërë vargjet e një kënge që po këndonte Adela. Sipas saj mjafton edhe një shtëpi e vogël, nëse brenda ke njeriun që do.

Dritani nuk ka qenë dakord me këtë mendim të saj dhe i ka thënë se kjo zgjat vetëm një vit, pastaj fillojnë problemet ekonomike dhe janë pikërisht këto të fundit që sipas tij “e gërryejnë” një martesë. “Në fakt, -ka thënë Pavlini, -“koha: fukara, por i lumtur, ka ikur me kohë. Megjithatë, është po kaq e vërtetë që lumturia nuk blihet me para!”

Leave a Reply 398 views, 1 so far today |

Leave a Reply