| RSS

Pasi ndahet nga Adelajda, Goni semuret dhe braktis punen

February 21st, 2009 | 12 Comments | Posted in Adelajda, Big Brother Albania 2



adelajda3

E ëma e Gonit ikën nga turpi në Itali, prindërit e Adelajdës mbyllen në shtëpi.

KAVAJE- Ishte ora 21:00 dhe prindërit e Adelajdës kishin rënë për të fjetur. Normalisht në mentalitetin e qytetit shumë pranë Durrësit, trokitja në këtë orë ndihet e vonuar, edhe për familjen Xhamani. Aq më tepër tani, kur ndiejnë në palcë se qyteti i përfolur për patriarkalizëm, po i përndjek. Derën e hapi i ati i Adelajdës, ndërsa e ëma, Sanija ia behu pas të shoqit kur dëgjoi se ishim gazetarë. “Qenke e bukur dhe Adelajda ju ngjan ju”, iu drejtova si për ta ndalur vrullin e saj gati për të na plasur derën në fytyrë. “Grazie!”, falënderoi italisht dhe menjëherë zbuti tonin e zërit. Derën nuk e hapën plotësisht, ndërsa pas tyre fshihej djali i tyre i vetëm, rreth 12 vjeç, fëmija i tretë pas vajzës së madhe të martuar, dhe Adelajdës 22 vjeçe.

Për mëse një javë vajzën e tyre simpatike pohuan se e ndjekin rregullisht në kanalet “Digitalb” të “Top Channel”, dhe pothuaj nuk dalin nga shtëpia. “Ju lutem mos shkruani gjë për familjen tonë, pasi futja e Adelajdës në “Big Brother” na ka kushtuar rëndë”, tha e ëma. Derën me bojë të bardhë nuk e hapën plotësisht, duke shpjeguar se ishte një hyrje shumë e vogël, në këtë lagje me pallate kryesisht të vjetra dhe e kishin pak problem. Natyrisht që edhe ne e vumë re këtë banesë, që më shumë se e thjeshtë dukej e varfër, sidomos pasi kishim parë si fillim vilën e madhe dhe luksoze
të Agron Ljushkës, ish të fejuarit të saj. Sepse në fakt u nisëm për të takuar Gonin, 26-vjeçarin nga Kavaja, i cili edhe pse arriti të komunikojë me Adelajdën të shtunën e kaluar gjatë spektaklit në “Top Channel”, që përkoi me ditën e Shën Valentinit, sërish nuk heq dorë nga vendimi i tij për divorc. Këtu erdhëm pasi kishim kaluar nga një cep i qytetit në tjetrin brenda pak minutave, atje ku jetonte familja e njohur Lushkja, në vilën e madhe me dritat ndezur, në krahun e
djathtë të së cilës mezi dallohej një tabelë “Autoshkolla Lushkja”, dhe dy numra telefoni më poshtë. Ndaluam disa herë nëpër qytet derisa arritëm te lagjja “Sharrë” pranë Stacionit të Trenit, një nga lagjet e vjetra të Kavajës. I pari person, që takuam në rrugët ku binte shumë shi ishte një burrë rreth 65 vjeç, i cili nuk pranoi të na e tregonte emrin, por që sa i përmendëm Gonin, nënqeshi.
“E njoh atë djalë, pasi kam punuar me babain e tij. Janë familje shumë e mirë dhe ajo që u ka ndodhur është shumë e rëndë”. Përse e rëndë, kaq gabim të madh paska bërë Adelajda, jemi në vitin 2009 apo jo?! “Eh, turp! Ka gabuar
rëndë, ka turpëruar atë familje dhe Kavajën. Ne jemi besimtarë, lutemi në xhami dhe për ne kjo që ajo bëri, duke
hyrë në një emision të tillë, është veprim i vajzave të përdala”. Na tregoi rrugën për ku mund të gjenim vilën e Gonit, një nga pronat e familjes së kamur Lushkja, dhe na këshilloi më mirë të mos shkonim, se do t’i shqetësonim se boll të shqetësuar ishin. Ngaqë ishte errësirë, pyetëm një tjetër burrë 45 vjeç, i cili po fuste me nxitim arkat me fruta e perime, brenda dyqanit të tij. Burri me pantallona mbi kyçin e këmbës, me mjekër të bardhë na tregoi se ishim pikërisht në rrugën e shtëpisë së Gonit.

“Sot nuk e kam parë, por diqë është djalë i mirë. Unë nuk mund të jap gjykim për veprimin e ish të fejuarës së tij, por ne jemi besimtarë dhe unë si baba i katër vajzave kurrë nuk do kisha lejuar ndonjërën prej tyre të merrte pjesë në “Big Brother”. Dimë që Goni bashkë me të atin Azemin, janë jashtë Kavaje, ndërsa e ëma e tij, Zamira nuk e ka përballuar dot zhurmën e krijuar në qytet dhe nga turpi ka vendosur të largohet për ca kohë në Itali.
GONI SËMURET, MERR RAPORT NË PUNË
Është e vërtetuar që provincat të përndjekin e natyrisht edhe Gonin. Pasi trokitëm në portën e madhe prej hekuri dhe askush s’u përgjigj shkuam në Zjarrfikësen e qytetit, ku Goni punon si shofer. Sipas informacioneve që kishim marrë,
Goni kishte turnin 24 orë 08:00 e ditës së mërkurë me 08:00 mëngjesit të së enjtes. Por sipas bisedës me shefin e Zjarrëfikësve, ai kishte njoftuar se ishte sëmurë dhe nuk vinte dot në punë. Ne kaluam rreth orës 22:00, pasi atë natë duhet të ishte në punë.

“Nuk ka ardhur sot dhe nuk dimë kur kthehet, pasi na ka njoftuar se është i sëmurë”, tha njëri nga kolegët e tij. Disa djem bashkëmoshatarë të tij dhe që e njihnin shumë mirë, na pohuan se thashethemet në Kavajë për ndarjen e çiftit kishin filluar më herët. Thuhej se edhe pse dy të rinjtë kishin rënë në dashuri, dhe ishin prej 5 vitesh bashkë, kishin filluar mosmarrëveshjet për shkak se Agroni djali ezmer, pinte alkool, dhe luante bixhoz. Mamaja e Adelajdës: “I plotësuam dëshirën vajzës, por ne dhe Zoti e dimë sa po vuajmë “ “Të jesh nga Kavaja dhe të hysh në “Big Brother” është njësoj si të shkelje Kanunin e Lekë Dukagjinit në kohën e vet”, tha mami i Adelajdës shumë e shqetësuar. “ Nedo flasim vetëm kur të dalë Adelajda nga shtëpia. Përsa i përket Agronit, “kur të dalë ajo nga “Big Brother” do vendosinvetë për jetën e tyre”.

Di të them vetëm se Kavaja është një qytet fanatik. Ne vërtet i plotësuam vajzës një dëshirë që kishte, por tani ne dhe Zoti e dimë se sa po e vuajmë pasojat. Nuk dalim dot në rrugë, se na tregojnë njerëzit me gisht, opinioni po na vret”, shtoi i ati. “Jemi një familje, që kurrë nuk jemi përfolur për asgjë, jetojmë në këtë shtëpi të vogël një dhomë e kuzhinë dhe jemi në punën tonë. Por Kavaja është një qytet fanatik e Adelajda ka thyer një tabu”. Babai i Gonit:”Im bir është
keq, verdiktin për Adelajdën e merr vetëm ai” Por shumë i acaruar ka qenë babai i Agronit, i cili pyetjes sonë në telefon se jemi këtu para shtëpisë suaj dhe nëse mund të dilni të na takoni iu përgjigj i acaruar: “Shkoni andej nga keni ardhur, dhe na lini të qetë. Agroni ka një baba dhe vetëm kur ta lejoj unë do flasë. E keni shqetësuar shumë me këto telefonata, djali nuk është mirë, lëreni të qetë. Nuk jemi në shtëpi, sot ndodhemi në Fier. Ne kemi 3-4 vila dhe shtëpinë e Kavajës e kemi vetëm si hotel”.

Domethënë nuk keni punë me Adelaidën? “Adelaida bëri atë që bëri, ne s’kemi punë me të, megjithatë verdiktin përfundimtar do e japë vetëm djali”, tha Azemi. Dhe në fakt shumë menduan se ky ishte një truk i Adelajdës dhe Agronit, për të lënë impakt në publik. Por nëse ata do vazhdojnë të jenë çift, këtë do ta tregojë koha përderisa Agroni nuk pranon të flasë. Deri tani për banorët e Kavajës, që ndërtesat më të shenjta të qytetit kanë tre xhamitë ku falen,
Adelajda ka bërë mëkat, ka shkuar kundër rrymës, ka ikur nga burri. Ndërkohë pohimi i Adelajdës brenda në “Big Brother”, se nuk e hante mishin e derrit si të gjithë besimtarët myslimanë, nuk dihet nëse do i ngrejë apo do i ulë pikë në sytë e publikut.

Panorama Plus

Leave a Reply 4084 views, 3 so far today |
Follow Discussion

12 Responses to “Pasi ndahet nga Adelajda, Goni semuret dhe braktis punen”

  1. besa Says:

    valla mimoza esht cik e mir edhe adelajda nuk ka faj boll mir ja ka ba me kan e pavarur

  2. besa Says:

    mimoza eshte cift i bukuer me bjordin

  3. nora Says:

    adelajda esht lavire e madhe ajo kur e ka lon burri per me hy ne shtepi ka pas mendim per me gjet ni djal aty brenda edhe bravo e atriti ket por asajt nje dit mi ardh nje shonc keshtu si me bjordin edhe po ti ket 4 femi ajo do ti braktiste vetem per bukurin dhe parat e ati qunit… sme pelqen fare ajo per mu o kurvvvv ajo nuk ka zemer se po te kishte nuk do ta bente kurr ket qe e berii…. ndoshta vajzat e kosoves nuk nuk kan shum fjalor por ket qe e beri adela nuk do ta benin dot edhe ty mimo hallall te qoft qe nuk e lave bjordin edhe arjonin me lujt me tyyyy te duaaa mimoo dhe lirita

  4. resa Says:

    hahahah

  5. Fllannza Says:

    mimozaa eshte shum e miR hallall LoochKk edhee si qifft unn menoj qe ish pershtat me agoniinn …..tunngg juu duu matt mirt jeni konn ti edhe agoni

  6. anna Says:

    un do votoj qe te dal adelajda nga BBA2 sepse ajo po shtiret n`cdo gje edhe e ka hipnotizuar bjordinn:S:S
    un do kisha dashur qe bjordi dhe mesida ta kishin pasur 1lidhje sepse ata 2 pershtaten my opinion ..:)

  7. albulena Says:

    ttt

  8. onna Says:

    karrakteri i nje shqiptareje te vertet esht karakteri i adeless te gjeth ata qe shajn adelen jan te prishur ne zemer adela esht e para kudo edhee e meriton respektin e te gjithvee

  9. ada Says:

    NUK KUPTOJ PSE DUHET TA LUFTONI NE KTE MENYRE ATE VAJZE,JU NUK E KUPTONI SE SA VUAN AJO NGA MENTALITETI MIZOR DHE FSHATARESK QE KA PUSHTUAR KAVAJEN DHE TGHITHE FSHATRAT,UN JAM VETE NJE VAJZE NGA FSHATI DHE E KUPTOJ SHUME MIRE,NDOSHTA ME MIRE SE KUSHDO,EDHE UNE KAM DASHUR TE APLIKOJ NE BIG BROTHER POR U GJENDA PARA NJE ZGJEDHJEJE SHUME TE VESHTIRE,OSE FAMILJEN OSE BIG BROTHER?KE DUHEJ TE ZGJIDHJA SIPAS JUSH?FAMILJA ME KISHTE RRITUR,ME KISHTE DHENE NJE SHKOLLE,ME KISHIN DHENE GJITHCKA.DHE LUTJET E MAMIT ISHIN TE PAFUNDME…….TE LUTEM MOS NA TURPERO!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!VOTOJ ADELEN DHE E PERGEZOJ PER KURAJON QE UNE KUUUUUUUUUUUURRRRRRRR NUK E KISHA.

  10. rita Says:

    adela si loqk je veq perpara vazhdo edhe sa ma afer bjordit rri se shum qift i bukur jeni ju qao kalo embel …

  11. rita Says:

    adela si loqk je shum mire po te kuptojm na ty edhe veq perpara me bjordin se ma te miret jeni qao ju duaa shummmmmmmm

  12. kavajsja Says:

    jam vet kavajse dhe situata ne kavaje nk eshte kaq alarmante sa duken aty.nk e ndjek bb se nk me pelq por adela si person ma shpif

Leave a Reply