| RSS

Lirita: Nuk e pi cigaren para prinderve

February 18th, 2009 | No Comments | Posted in Big Brother Albania 2, Lirita



lirita-cigarja

17/02/09 22:50

Të lodhur nga prova e javës që kanë filluar banorët më në fund kanë vendosur te zhvendosen drejt oborrit për të pirë nga një cigare. Lirita thotë se zakonisht e pi cigaren, por nuk preferon që ta pijë në sytë e prindërve të saj. Madje ajo tregon se një komshie e kishte parë që pinte cigare në ballkon dhe i kishte treguar të ëmës, por ajo nuk i kishte thënë asgjë, ndoshta për faktin se që të dy janë duhanpirës.

Më pas banorët flasin për darkën. Por, duket se asnjë prej tyre nuk tregohet i gatshëm që të përgatisë ndonjë ushqim konkret, kështu që secili vendos të hajë atë ç’ka i pëlqen, duke mos lakmuar asgjë tjetër në kuzhinë, përveç gjellëve që mund të përgatisin në pak minuta. Adi dhe Bjordi përgatisin nganjë sanduic të vogël dhe e konsumpojnë secili për hesap të vet, në dy cepa të ndryshme të shtëpisë, ndërkohë që pjesa tjetër e banorëve janë duke pirë cigare në verandën e shtëpisë së Big Brother.

Leave a Reply 428 views, 1 so far today |

Leave a Reply